Gjakova
Shkronjat

Pas përfundimit të fushatës së korrje-shirjeve në komunën e Gjakovës ndodh që bujqit tu vënë zjarrin hapësirave ku ka mbetje të grurirt. Andaj zyrtarët e drejtorisë për mrojtje dhe shpëtim bëjnë apel tek qytetarët që të mos e praktikojnë këtë gjë dhe të jenë më të kujdesshëm .

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundimin e fushatës së korrje shirjeve të grurit në komunën e Gjakovës. Pas këtij procesi ka fermerë apo bujk që nga pakujdesia por edhe qëllimisht  duke menduar se është mirë ia vënë zjarrin tokës pas korrjes. Këto zjarre paraqesin rrezik pasi që mund të kaplojnë edhe disa hektarë përreth dhe nga kjo më së shumti shqetësohen banorët që jetojnë afër  sipërfaqeve të cilat janë të mbjellura me grurë. Për më tepër pas djegjes  toka demtohet në masë të madhe. Për të parandaluar këtë dukuri drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjakovë bënë apel që pas korrjes së grurit të mos u vihet zjarri mbetjeve të grurit. Muqaj tha se këto zjarre dëmtojnë më së shumti florën dhe faunën. Deri më tani në drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk është paraqitur ndonjë rast I vënies së zjarreve nëpër hamullore. Gjatë këtyre ditëve temperaurat janë të larta dhe po tu vihet zjarri sipërfaqeve në të cilat është bërë korrja e grurit vështirësitë janë më të mëdha për ta fikur atë, andaj kërkohet vetëdijësim I qytetarëve që të mos e praktikojnë këtë gjë./TV Syri Vision/