Gjakova
Shkronjat

Maturantët Kristofor Shala dhe Shqipe Popaj nga komuna e Gjakovës kanë përfituar bursë të plotë studimi për një semester në universitet e bashkimit evropian.E këtë mundësi u ka ofruar programi evropian ERASMUS, një program ky i cili është marrëveshje që e arritur kolegji Universum dega në Gjakovë me Universitetet e Bashkimit Evropian.

Kolegji Universum dega në Gjakovë ka vazhduar të mbaj sesione informuese për regjistrimin e studentëve të rinjë në vitin akademik 2017/2018, niveli bachelor. ERASMUS është një program I bashkimit evropian I cili iu mundëson studentëve vazhdimin e studimeve për një semestër në universitetet e Bashkimit Evropian me bursë të plotë studimi. E mundësin e studimit për një semester jashtë vendit e kanë përfituar maturantët  Kristofor Shala dhe  Shqipe Popaj të cilët tashmë janë regjistruar në kolegjin  Universum. Studentët përfitues programit ERASMUS plus do të nisen në muajin gusht pasiqë në muajin shtator veqse fillojnë regjistrimet në universitete të cilat ata tashmë do të studiojnë. Kolegji Universum do të ofrojë për të gjithë studentët bursë 40% për studime bachelor dhe mundësi për përfitim të bursave për shkëmbim semestral në Universitete Europiane./TV Syri Vision/