Gjakova
Shkronjat

Nga 26 qershori i këtij viti, ka nisur të implementohet ligji i ri për patentë shoferë. Sipas deklaratave zyrtare të zyrtarëve në Ministrinë e Infrastrukturës, ky udhëzim administrativ parasheh rritjen e orëve për kandidatët për patent shoferë, nga 16 në 20 për kategorinë B.

Sipas Blend Parashumtit, anëtar i Forumit për Siguri në Rrugë në nivel të Kosovës, ky ligj do të prodhojë efekte pozitive në aspektin e rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor.

Fakti që orët për patentë shoferë janë shtuar, do të thotë se kandidatët nga tash e tutje do të paguajnë më shtrenjtë. Por Parashumti shprehet optimist se nuk do të ketë ngritje të cmimeve, edhepse ai thotë se ende nuk kanë pranuar një cmimore nga Ministria e Infrastrukturës.

Një ndryshim tjetër i cili ka ndodhur së fundmi është edhe zvogëlimi i përqindjes së kalueshmërisë së testit në anën teorike, nga 90 përqind në 85 përqind, Njohës të komunikacionit rrugor kanë vlerësuar se ky udhëzim do të sjellë më pak aksidente në trafikun rrugor./Tv Syri Vision/