Gjakova
Shkronjat

Klubi i Motoristëve “Steel Wings MC Gjakova” shënon 8 vjetorin e themelimit. Me këtë rast motoristët kanë bërë të gjitha përgatitjet për festën e tyre. Ata ftojnë të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e këtij evenimenti i cili fillon sonte në orë 19:00 në parkun qëndror të qytetit të Gjakovës ndërsa në orën 20:00 do të fillojë parada e motoristëve.

Ky është Faton Thaqi njëri nga anëtarët e klubit të motoristëve “Steel Wings Gjakova”. Ai erdhi nga Zvicra që të festojë bashkë me shokët e tij 8 vjetorin e themelimit të klubit. "SteelWings MC Gjakova” sonte shënon 8 vjetorin e themelimit. Tashmë veqse janë bërë të gjitha përgatitjet për festën e tyre. Anëtarët e këtij klubi pëlqejnë të ngasin motorrin, të zbulojnë vende të reja dhe të ekspolorojnë turizmin shqiptar dhe ndërkombëtarë. Qyteti i Gjakovës sonte do të jetë nikoqir i më shumë se 200 motoçiklistëve që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe vende të tjera të Ballkanit. Të gjithë së bashku do të mblidhen në parkun qëndror të qytetit të Gjakovës. Prej orës 20:00 do të fillojë parada e motoristëve nëpër qytet. Kësaj parade, pritet t’i bashkëngjiten më se 200 motoristë vendas dhe të huaj të cilët do të bëjnë një xhiro me motoçikleta./TV Syri Vision/