Gjakova
Shkronjat

Së shpejti ky trotuar, i cili gjendet afër objektit të vjetër të shkollës së mesme të ulët “Zekëria Rexha” në Gjakovë, do të ketë gjerësinë deri në 5 metra.

E gjithë kjo në kuadër të projektit të planifikuar nga Drejtoria e Arsimit, për rrethimin dhe rregullimin e oborreve në nëntë shkolla të komunës së Gjakovës. E para e arsimit në këtë komunë, Diana Qarkaxhia, thotë se ka qenë e domosdoshme që në këtë projekt të përfshihet edhe fillimi i punimeve për zgjerimin e këtij trotuari.

Rrethimi dhe rregullimi i oborreve në këto nëntë shkolla, kap vlerën e 24 mijë eurove.

Në anën tjetër, drejtori i ri i shkollës fillore “Zekëria Rexha”, Pleurat Rudi e ka vlerësuar projektin për zgjerimin e trotuarit pranë këtij institucioni arsimor si tejet të qëlluar. Kjo duke pasur parasysh aksidentet që kanë ndodhur afër shkollës për shkak të gjerësisë së vogël të trotuarit. Sipas Rudit me implementimin e këtij projekti, do të rritet siguria për nxënësit të cilët vijojnë mësimet në këtë shkollë./Tv Syri Vision/