Gjakova
Shkronjat

Nuk do të ketë më libra falas për nxënësit e klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë.

Jo të paktën, për këtë vit shkollor. Një vendim i tillë ka ardhur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tek drejtoritë komunale të arsimit në të gjitha qytetet e Kosovës. Drejtoresha e arsimit në Gjakovë, thotë se detyrë e tyre mbetet grumbullimi dhe më pas shpërndarja e këtyre teksteve shkollore, të përdorura në vitin parprak.

Qarkaxhija vlerëson se ky vendim, duhet të merret për disa vite, e jo vetëm për këtë vit shkollor.

 

Në anën tjetër, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të vazhdojë sigurimin e teksteve shkollor për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë./Tv Syri Vision/