Gjakova
Shkronjat

Më shumë se 500 motoristë u bënë pjesë e festës së shënimit të 8-të vjetorit të themelimit të "SteelWings Gjakova".

Sapo të përmendet shpejtësia mendja na shkon te adrenalina e motoristëve, e sapo të përmendet muzika rock dhe stili I veqantë atëherë mendja na shkon diku, e ku tjeter,  tek stili I motorit Harley Davidson. Këto janë disa nga karakteristikat që e veqojnë klubin e motoristëve  “Steel Wings Gjakova”, një klub i stilit rock,  i veshur gjithandej me lëkurë dhe me simbole amerikane. “SteelWings Gjakova” festoi 8 vjetorin e themelimit me koncert madhështor ku veqohej muzika rock dhe country. Rreth 500 motoristë të zjarrtë nga Kosova dhe rajoni u bënë pjesë e festës së “Steelwings Gjakova”. Motoristë nga të gjitha trevat shqiptare e më gjerë u mblodhën së bashku për të festuar. E vendtakimi i tyre ishte parkun qendror i qytetit të Gjakovës. Të shumtë ishin motorët luksoz që hijeshuan mbrëmjen dhe me zërin e tyre e bënë këtë festë më madhështore. Pasioni për shpejtësinë, motorin dhe muzikën I bashkoi klubet e ndryshme të mototristëve. “SteelWings” është shoqatë internacionale e cila ka përfaqësi në shumë shtete si në Shqipëri, Maqedoni. Ndërkaq dega e Kosovës selinë e ka në qytetin e Gjakovës dhe përfaqëson Kosovën në shoqatën internacionale “SteelWings”. Se kjo shoqatë ka raportet e mira me klubet e tjera të motoristësh e tregoi edhe ky organizim në të cilin present ishin më se 500 motoristë.Në këtë festë nuk munguan edhe miq e koleg të klubit të motoristëve “SteelWings Gjakova”. 80% e anëtarëve të “SteelWings” disponojnë motor Harley Davidson, stil ky I veqantë dhe luksoz. Muzikë, birrë dhe grill ishin disa nga pikat kyçe të dëfrimit jo vetëm për motorristët por edhe për qytetarët e Gjakovës dhe më gjerë. Ata të cilët janë të zjarrtë dhe e pëlqejnë këtë sport shprehën dëshirën që të dëfrehen në këtë event dhe njëherit të shikojnë ndonjë performancë të motoristëve profesionalë. Këto organizime bëhen që anëtarët e klubeve të takohen mes vete dhe të bëjnë provovimin e sportit, turizmit si dhe të ruajnë traditën ndërkombëtare./TV Syri Vision/