Gjakova
Shkronjat

Është vetëm fillimi i ditës, prandaj edhe nuk ka fluks të madh të pacientëve. Stafi i mjekëve në repartin e emergjencave në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, thonë se gjithcka ndryshon në kohën e pasdites, dhe në mbrëmje sa i përket këtij fluksi.

Sipas tyre, këto ditë kur temperaturat janë tejet të larta, rastet më të shpeshtat janë ato të moshave të vjetra të cilët kanë probleme kardiovaskulare, por edhe helmimet nëpër ahengje. Jeton Vorfi, Shef i Emergjencës në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, thekson problemet që kanë me persona të cilët tejkalojnë dozën e alkoolit.

Duke i’u referuar këtyre rasteve , si zakonisht stafi mjekësor në këtë institucion shëndetësor përcjellin këshilla tek qytetarët.

Vorfi thotë se gjatë stinës së verës, reparti i ermegjencave është I gatshëm të ofrojë shërbime edhe për rastet jo-emergjente.

Shefi i Emergjencës në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, ka treguar se këto ditë kanë pranuar edhe shumë raste të paceintëve  të cilët kanë pësuar aksidente rrugore./Tv Syri Vision/