Gjakova
Shkronjat

Në mbledhjen e radhës të bordit të drejtorëve, nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari, dhe Zhvillim Rural, u paraqitën tri kërkesa, të cilat edhe u aprovuan.

Për subvencionimin e sektorit të bletarisë do të ndahen 3500 euro, për atë të pemëtarisë 9000 mijë euro, si dhe për blegtori 27 mijë euro. Nga drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është prezantuar lista e 225 përfituesve të subvencioneve në shëndetësi për këtë vit.

Këtu u vendos që Drejtoria për Kulturë, Rini, dhe Sport të ndajë mjete financiare pësr edicionin e 11-të të Lyra Festit, Komedia Festin si dhe filmin dokumentar kushtuar futbollistit Lorik Cana. Nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtjde të Mjedisit, u paraqitën dy kërkesa, njëra prej të cilave edhe u aprovua nga anëtarët e bordit. Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për promovimin e bizneseve të cilat kanë përfituar grante komunale.

Në fund është paraqitur lista e përfituesve të banimit social. Nga anëtarë të komisionit që u morr me këtë punë, u tha se nga 219 aplikantë, janë përzgjedhur 42 përfitues të banimit social. Sipas tyre 18 familje të cilat banojnë aktualisht në këto objekte, duhet t’i lirojnë, pasiqë nuk i përmbushin kriteret/Tv Syri Vision/