Gjakova
Shkronjat

Zakonisht bëjnë grumbullimin e mbeturinave në orët e para të mëngjesit, Por që nga 3 korriku, punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Cabrati” në komunë e Gjakovës, po bëjnë një punë të tillë pas orës 22 në mbrëmje.

Aksioni për mbledhjen e mbeturinave nga kjo kohë, vlen vetëm për klientët e ndërmarrjes, në rrugët kryesore të qytetit, duke filluar nga objekti i Zjarrfikësve e deri të Stacioni i Policisë. Këta janë të obliguar që mbeturinat t’i fusin në qese të mbyllura, dhe të njëjtat ti lënë para dyqaneve në orarin e caktuar.

Zyrtarë në kompaninë rajonale të mbeturinave “Cabrati”, thonë se shitësit dhe pronarët e dyqaneve në rrugët kryesore të qytetit, po vetëdijësohen dita-ditës që t’i përmbahen orarit të caktuar nga ndërmarrja për grumbullimin e mbeturinave.

Një aksion të tillë, kjo kompani po e zhillon në bashkëpunim me Drejtorinë për Punë Inspektuese në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Drejtoresha e Ndërmarrjes Publike “Cabrati” ka treguar se si veprohet me ata konsumatorë që nuk respektojnë orarin.

 

Efendija-Gola është shprehur se po e mendojnë mundësinë që ky orar i grumbullimit të mbeturinave në qendër të qytetit të bëhet praktikë edhe në të ardhmen. Sipas saj kjo varet edhe nga gatishmëria e inspektorëve komunalë  për t’i ndihmuar kompanisë në këtë aksion./Tv Syri Vision/