Gjakova
Shkronjat

Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillimj Rural ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses fushata e korrje-shirjes së grurit në komunën e Gjakovës. Këtë vit rendimenti I grurit është 3800 kg/ha- 4000 kg/ha si dhe kualiteti I kulturave lavërtare ka qenë I kënaqshëm.

Ishte fillimi i muajit korrik kur fermerët e komunës së Gjakovës e filluan fushatën e korrjes së grurit. Ky proces vazhdoi në të gjitha rajonet dhe për të parë nga afër këtë procedurë gjatë tërë kohës në teren ishte Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural së bashku me komisionin përkatës. Pas një muaji punë dhe angazhim, përkundër temeperaturave të larta ka përfunduar me sukses fushata e korrje-shirjes së grurit në Komunën e Gjakovës si dhe rendimenti i grurit është i kënaqshëm,  kështu tha shefi I sektorit të bujqësisë Agron Zorra. Zorra tha se për fushatën e korrje shirjeve janë angazhuar  gjithësej 52 autokombanja nga territori i komunës. Sipas tij cdo gjë ka shkuar ashtu siq është  planifikuar dhe vlen të theksohet se këtë vit nuk ka pasur raste të vënies së zjarrit në mbejtjet e grurit. Rreth 4000 ha është sipërfaqja e mbjellur me grurë për këtë vit dhe realizimi i saj është bërë 100%. Ndërsa rendimenti I grurit është 3800 kg/ha- 4000 kg/ha si dhe kualiteti I kulturave lavërtare ka qenë I kënaqshëm. Gjatë kësaj fushate fermerët e komunës së Gjakovës kanë preferuar që grurin ta dërgojnë në mullirin e Xërxes dhe Korenicës si dhe në pikat tjera grumbulluese./TV Syri Vision/