Gjakova
Shkronjat

Janë nderuar me homazhe dëshmorët Mark, Kolë, Prend dhe Memë Lleshi të fshatit Vraniq të komunës së Gjakovës. Dëshmorët Lleshi ranë heroikisht 19-të vite më parë në rezistencën ndaj pushtuesit serb.Me këtë rast përveq familjarëve dhe miqëve homazhe bënë edhe përfaqësues të subjekteve politike si dhe deputet të kuvendit të Kosovës. 

Familjarë e miq erdhën për ti nderuar me homazhe në 19-të vjetorin e rënies së tyre, katër dëshmorët Lleshi të fshatit Vraniq të komunës së Gjakovës. Marku, Prendi, Kola dhe Mema ishin luftëtarë të orëve të para. Jehona e pushkëve të tyre nuk pushoi asnjëherë, deri në rënien e tyre në fushën e nderit. Rrëfimi për trimërinë e tyre nuk do të zbehet kurrë. Rezistenca e kësaj familje sikurse edhe e shumë familjeve të tjera ishte qëndresë heroike në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe mesazh i fortë për pushtuesin se vetëm të vdekur e lëshojnë tokën dhe shtëpitë tona,  u tha mes tjerash në këtë përkujtim. Nga ana tjetër familjarët thanë se me dhimbje dhe krenari i përkulemi me respekt gjithmonë dëshmorëve të kombit, kujtimi dhe respekti për ta do të jetë i përhershëm. Me këtë rast homazhe u bënë edhe nga përfaqësues të subjekteve politike si dhe nga zyrtarë të lartë dhe deputet të kuvendit të Kosovës. Sakrifica e familjes Lleshi është treguesi më i mirë se sa e shtrenjtë ka qenë rruga drejt lirisë dhe pavarësisë. Dëshmorët Mark dhe Kolë Lleshi ranë heroikisht me 7 gusht të vitit 1999 gjatë luftimeve në fshatin Vraniq, ndërsa dëshmorët Prend dhe Memë Lleshi u vranë nga forcat paramilitare serbe me 28 janar 1999 në fshatin Goden./TV Syri Vision/