Gjakova
Shkronjat

Sporti gjakovar në fund të muajit gusht do të prezantohet në arenën ndërkombëtare përmes klubit të futsallit “Liburn”, I cili do të merrë pjesë në fazën parakualifikuese të UEFA Futsall Cup 2017/2018. Liburn do të udhëtojë për në Luksemburg me 21 gusht ku do të zhvilloj ndeshje me ekipet kampione të disa shteteve Evropiane.

Ka 3 javë që klubi I futsallit “Liburn” ka filluar të bëjë përgatitjet fizike dhe ato taktiko-teknike në mënyrë intenzive. Klubi gjakovar ka marrë gjithë titujt e mundshëm në Kosovë, ndërsa tani gjindet para një sfide të re në arenën ndërkombëtare. Këto përgatitje Liburn po I bënë për fazën parakualifikuese të UEFA Futsal Cup e cila do të mbahet në Luksemburg me 21 Gusht ku  do të përballet me ekipet kampione të disa shteteve  Evropiane. Trajneri Bekim Bytyqi thotë se po përgatiten maksimalisht që të kalojën fazën e grupeve e cila është më e vështira për faktin se garën e vazhdon vetëm një skuadër. Edhe lojtarët u shprehën se këto përgatitje do të ju ndihmojnë atyre që të kualifikohen në garat e UEFA Futsall Cup 2017/2018 të cilat dio të zhvillohen me datën 22-27 gusht. Tash së fundmi FC “Liburn” ka bërë dy përfocime për raundin preliminar në garat e Uefa Futsall Cup. Klubit gjakovar i  janë bashkuar lojtrai I klubit qek Benagos, Azem Ibrahimi dhe gardiani I Prishtinës Nuhi Krasniqi.Përmes përforcimeve dhe përgatitjeve intensive që po I bënë Liburni synon që të arrij suksese në arene ndërkombëtare dhe të përfaqësojë Gjakovën në mënyrë më të mirë të mundshme në këto gara Evropiane./TV Syri Vision/