Gjakova
Shkronjat

Të rinjë nga Kosova, rajoni, Evropa dhe Amerika sot kanë zhvilluar kamp innternacional në sheshin “Ali Podrimja” në Gjakovë. Ata zgjodhën që ditën e sotme ta kalojnë me aktivitete të ndryshme si dhe të vizitojnë qytetin e Gjakovës.

 Zgjodhën sheshin “Ali Podrimja” në Gjakovë që të zhvillojnë kampin internacional. Këta janë kampistët e organizatës joqeveritare “TOKA” të cilët e zgjodhën këtë vend për të zhvilluar aktivitete të ndryshme,Të rinjë nga Kosova, rajoni, Evropa dhe Amerika janë duke mësuar për mbijetesën në natyrë, duke njohur njëri-tjetrin dhe kulturat e tyre. Kampet e TOKA-s janë përplot argëtim, sfida që të forcojnë, mësim dhe zhvillim shkathtësish, prandaj këto shndërrohen në kujtime të paharrueshme për të gjithë thanë kampistët.  Ky kamp ka filluar me 5 gusht dhe do të zgjasë deri me 12 gusht. Përmes argëtimit ata zhvillojnë shkathtësi të ndryshme .TOKA ёshtё organizatё qё ofron programe edukative inovative pёr tё rinjё.Kampe të tilla do të mbajnë edhe në qytete tjera të Kosovës./TV Syri Vision/