Gjakova
Shkronjat

Në nëntor të vitit të kaluar, Kuvendi Komunal i Gjakovës shpalli një thirrje publike për aplikim për banim social.

Pas një muaji, për herë të parë, u themelua një komision që do të merrej me vlerësimin e këtyre aplikantëve. E gjatë mbledhjes së fundit të bordit të drejtorëve në këtë komunë, nga anëtarë të këtij komisioni është paraqitur lista e 42 përfituesve të banimit social. Duke dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi, zëdhënsja në komunën e Gjakovës, Abetare Domi e ka vlerësuar atë si një nga punët më komplekse që ka bërë komuna.

Pjesë e këtij procesi, është edhe njoftimi i përfituesve të banimit social, por edhe të atyre që duhet t’i lirojnë ato.

 

Gjatë paraqitjes së kësaj liste në mbledhjen e bordit të drejtorëve, kryesuesi i këtij komisioni, Ali Tafarshiku ka deklaruar se janë gjithsej 18 familje të cilat aktualisht banojnë në këto objekte, por që nuk plotësojnë kriteret, prandaj edhe duhet t’i lirojnë ato./Tv Syri Vision/