Gjakova
Shkronjat

Pas shumë përpjekjeve që ka bërë komuna e Gjakovës , gjegjësisht drejtoria për kulturë rini dhe sport është arritur që të ipet në shfrytëzim hapësira e Pallatit të Kulturës, përkatësisht vendi ku për shumë vite ka qenë kafiteria “Scorpion”.

Tashmë kjo hapësirë do të shfrytëzohet për kinema  e cila i kishte munguar qytetit të Gjakovës më shumë se dhjetë vite.Sipas drejtorit për kulturë rini dhe sport Meriton Ferizi, shfrytëzuesi i kësaj hapësire ka për detyrë aktivizimin e kinemasë së qytetit një vit pas nënshkrimit të kontratës. Ndryshe nga ky objekt, një fat të tillë nuk e pati objekti i Taphanes.Përkundër faktit që drejtoria e kulturës ka kërkuar ofertues përmes ankandit publik që të shfrytëzohet pjesa përdhesë e Taphanes, ende nuk është gjetur një ofertues i cili do të menaxhojë këtë pjesë, dhe kjo ka bërë që edhe muzeu i muzikës të jetë i pashfrytëzueshëm. Sipas Ferizit problemi qëndron tek mungesa e dokumentacionit nga ofertuesi. Sipas ankandit publik parashihet që kati përdhesë i Taphanes do të lëshohet për shfrytëzim si hapësirë shumë-funskionale apo qendër kulturore, rekreative, artistike dhe argëtuese me aktivitete muzikore ose restaurant tradicional, pastiçeri, që përkojnë me veprimtarinë e muzeut dhe objektit të trashëgimisë  dhe që më pas të kthehen në potencial apo vlerë artistike e shtuar e komunës. Nëse kjo nuk do të bëhet atëherë sipas drejtorit Ferizi do të bëhet funksionimi i muzeut./TV Syri Vision/