Gjakova
Shkronjat

Nga dita e sotme, këta motokultivatorë do t’iu përkasin 25 fermerëve, të cilët vinë nga 5 rajone të ndryshme të komunës së Gjakovës.

E gjithë kjo, në kuadër të subvencioneve të planifikuara për vitin 2017, nga drejtoria për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural në këtë komunë. I pari i këtij dikasteri, Bekim Ermeni tregoi se vlera e përgjithshme e këtij projekti është 8 mijë euro, 80 përqind kontribut i komunës, kurse 20 përqind i vetë fermerëve përfitues.

Fermerët përfitues të këtij projekti, u shprehën se këta motokultivatorë, do të ndikojnë në rritjen e prodhimit të kulturave bujqësore.

Mirëpo njëri prej tyre, u ankua se nuk po ka interesim të të rinjve për t’u marrë me bujqësi, an ipse kjo veprimtati sipas tij është tejet e leverdishme.

Megjithatë, drejtori për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural, Bekim Ermeni është zotuar se ata mbesin të angazhuar për mbështetjen e fermerëve gjakovarë me anë të subvencioneve edhe në të ardhmen./Tv Syri Vision/