Gjakova
Shkronjat

Me rastin e përvjetorit të 19-të të rënies heroike të dëshmorit të kombit Hasan Osmani në fshatin Nivokaz të komunës së Gjakovës sot u bë zbulimi i bustit të këtij dëshmori si dhe u bënë homazhe nga familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë në nderim të jetës dhe veprës së tij. 

U bë zbulimi I bustit të dëshmorit Hasan Osmani nga fshati Nivokaz i Komunës së Gjakovës. Sot u bënë 19 vite që nga rënia e tij heroike. E këtë ditë po e ka të vështirë nëna Azize e cila sot erdhi tek busti i djalit të saj për të kujtuar atë. Ajo u shpreh krenare që djali i saj Hasani dha jetën për liri. Në vendlindjen e dëshmroit Hasan Osmani sot erdhën edhe familjarë të dëshmorëve , miq, bashkëluftëtarë, përfaqësues komunal, përfaqësues të partive politike, deputet të zonës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta si dhe përfaqësues fetar të cilët bënë homazhe pranë bustit të dëshmorit. Në këtë përvjetor, Hasanin e kujtuan edhe bashkëluftëtarët e tij të ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Fjalën e mori edhe deputetja e zonës Teuta Haxhiu. Në këtë përvjetor mes tjerash u tha se në fshatin Nivokaz nga forcat paramilitare serbe në luftën e vitit 1998-1999 u vranë 16 banorë, u plagosën 19 të tjerë si dheu zhdukën 22 banorë. Andaj ne mburremi me shëmbëlltyren dhe idealin e Hasanit. Ai dha jetën për lirinë që ne sot e gëzojmë. Hasan Osmani vdiq me 11 gusht të vitit 1998.Ai ishte ushtar në batalionin e parë të brigadës së Rekes së Keqe./TV Syri Vision/