Gjakova
Shkronjat

Në 19 vjetorin e rënies me homazhe dhe nderime të larta janë kujtuar sot dëshmorët Elton Zherka dhe Përmet Vula. Zyrtarë të lartë komunal kanë bërë homazhe për të kujtuar saktificën e  tyre.

Me 9 Gusht të vitit 1998, në vijën e frontit marrin pjesë në luftime të ashpra e të pandërprera që u zhvilluan në Junik. Lufta, betejat dhe frontet në Gjakovë identifikohen me Eltonin dhe Përmetin, ashtu siç është e njohur edhe beteja e Junikut, ku këta dy djem gjakovarë bashkuan forcën së bashku me shumë djem të tjerë, ku në mesin e tyre edhe me Bekim Berishen – Abeja dhe Bedri Shalën, të cilët edhe sot janë simbol i rezistencës dhe guximit. Në 19 vjetorin e rënies së tyre heroike sot nënkryetari i komunës së Gjakovës Armend Vokshi së bashku me zyrtarë të tjerë komunal  nderuan me homazhe sakrificën e  Eltonit dhe Përmetit. Në këtë përvjetor homazhe u bënë edhe nga pëfarqësues të partisë politike “Alternativa” dega në Gjakovë. Për kontributin për lirinë e Kosovës, për trimërinë dhe sakrificën, këta dy dëshmorë dy vite më parë komuna e Gjakovës i nderoi me dekoratën “Gjakovar i Ndritur”.Përmet Vula ka lindur më 8 Prill 1978 në Gjakovë, ishte vetëm 19 vjeçar, kur së bashku më shokët e tij i’u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkaq shoku i tij, Elton Zherka ka lindur më 19 gusht 1977, ishte student i Fakultetit Juridik, kur vendosi që të bëhet pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Më pas më 18 prilli 1998, së bashku me 12 djem tjerë nga Gjakova, Eltoni bëhet pjesë e Njësitit “Komando” të Zonës Operative të Dukagjinit, përkatësisht në fshatin Gllogjan.Lufta dhe heroizmi i tij i fundit, është ai në Luftën e Junikut, të datës 10 gusht 1998, ku në një luftë të ashpër, ballë për ballë me forcat serbe, Eltoni bie në altarin e lirisë bashkë me Bekim Berishën – Abeja, Bedri Shalën, Përmet Vulën. Djemtë e Gjakovës janë kapitulli më i veçantë i luftës sonë për liri, ku u bënë çmimi i lirisë dhe i shtetit tonë./TV Syri Vision/