Gjakova
Shkronjat

Bujqësia është njëra ndër veprimtaritë me të cilat mirren banorët të rajoneve të ndryshme të komunës së Gjakovës. Mjedër, Fasul, Misër janë disa nga kulturat bujqësore të cilat femeri Arben Komani nga fshati  Zhub i komunës së Gjakovës i ka të mbjellura në një hapësirë prej 3 hektarë tokë.

Ai na tregoi se me këtë veprimtari mirret që dy vite dhe këtë punë e bënë me shumë dëshirë. Këtë vit komuna e Gjakovës e ka subvencionuar atë me fidane të mjedrës dhe që në të ardhmen  synon të zgjerojë më shumë këtë kulturë pasi që sipas tij kjo tokë është më e përshtatshme për manoret. Por për të arritur deri tek kultivimi i këtyre kulturave bujqësore, Arbenit  i është dashur shumë punë dhe angazhim kjo për faktin se toka të cilën ai punon nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet e duhura për zhvillimin e bujqësisë. Ai tha se duhet të kontribuohet më shumë në avancimin e metutjeshëm të sektorit të bujqësisë në komunën e Gjakovës. Ai është përkujdesur në mnëyrë vetanake edhe për sistemin më të ri të ujitjes i cili është pikë-pikë. Se puna dhe vullneti japin rezultate dhe që bujqësia kur merret me përkushtim jep rezultate dhe ofron mundësi biznesi dhe zhvillimi ekonomik, është shembulli i fermerit Komani i cili me tokë pyjore të marrë me qira nga Agjencioni i Pyjeve ka arritur që së pari ta kthej në tokë bujqësore dhe pastaj të kultivoj kultura të ndryshme./TV Syri Vision/