Gjakova
Shkronjat

Destinacioni i tyre i radhës është qyteti i Gjakovës. 25 automjete klasike nga qytete të ndryshme të Kosovës, erdhën për t’u bërë pjesë e defilesë dhe ekspozitës kushtuar atyre.

Organizatorë të këtij evenimenti janë Oldtimer Club “Gjakova”, kurse mbështetës të tij Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjakovë. Duke i’u referuar pjesëmarrësve, njëri prej tyre tha se janë të rinjtë ata të cilët cdo herë e më shumë po i’a dinë vlerën këtyre automjeteve, prandaj edhe interesimi i tyre për të marrë pjesë në këto aktivitete po rritet.

Përveq adhuruesve të këtyre makinave të cilët janë nga qytete të ndryshme të Kosovës, këtë aktivitet e ndoqën nga afër edhe përfaqësues të klubit Oldtimer nga Ulqini. Kryetari i këtij klubi, Dasho Dragaj, foli për mungesën e ligjit për Oldtimer në Kosovë.

Padyshim që më të entuziazmuarit për zhvillimin e këtij aktiviteti, ishin vetë pronarët e këtyre veturave.

Javë më parë, një aktivitet i ngjashëm është mbajtur edhe në qytetin e Prizrenit. Organizatorët dhe pronarët e këtyre veturave u shprehën optimistë që një ngjarje e tillë të shëndrrohet në një traditë./Tv Syri Vision/