Gjakova
Shkronjat

Gjakova u bë me muze historik, në qershor të vitit të kaluar.

Përveq dokumenteve historike të cilat janë të hapura për cdo vizitor të saj, tashmë në këtë muze është zhvendosur edhe Zyra e Informacioneve Turistike për këtë qytet. Duke folur për fluksin e turistëve në këtë periudhë kohore, Kujtim Rrahmani, shef i kësaj zyre, thotë se fakti që është rritur numri i vizitorëve në Gjakovë është dicka që vërehet qartë. Mirëpo ai tregon se ende nuk ka ndonjë statistikë, cështje kjo për të cilën mbeten të angazhuar.

Rrahmani thotë se interesimi i turistëve që vinë në komunën e Gjakovës, ka të bëjë kryesisht me pjesën e Carshisë e Vjetër.

Në anën tjetër, Dalon Kulludra, zyrtar për turizëm në komunën e Gjakovës, ka folur për projektet e planifikuara pwr vitin e ardhshëm e që kanë për qëllim zhvillimin e turizmit. Ai ka treguar se janë planifikuar idetë projektuese për shtigjet për ecje dhe ciklizëm në Shkugëz,. Kulludra ka përmendur edhe projektin për krijimin e hapësirave rekreative pranë urës së terezive dhe asaj të tabakëve, i cili do të financohet nga komuna e Gjakovës./Tv Syri Vision/