Gjakova
Shkronjat

Për herë të parë në komunën e Gjakovës u mbajt “Akademia e Biznesit VII” e cila u organizua nga Banka TEB. Në këtë eveniment morën pjesë biznese të shumta lokale të qytetit të Gjakovës. Kjo akademi kishte për qëllim shprëndarjen e praktikave bashkohore të të bërit biznes dhe ngritjen e kapaciteteve.

“Akademia e Biznesit VII” e organizuar nga Banka TEB SH.A. mblodhi rreth 100 biznese lokale të qytetit dhe rajonit të Gjakovës. Hapjen e kësaj akademie e bëri menaxheri i biznesit Besian Demiri i cili potencoi se objektivi i kësaj akademie, sikur edhe i atyre të kaluara, është të ofrojë për të gjithë pjesëmarrësit mundësi të reja për të shkëmbyer përvoja me profesorë dhe konsulentë të shquar. Në këtë akademi kishte edhe ligjërues të huaj dhe poashtu u mbajtën dy punëtori  të cilat iu dedikuan klientëve të bankës."Është hera e parë që “Akademia e Biznesit VII”po mbahet në komunën e Gjakovës. Jam i kënaqur me pjesëmarrjen e gjitha këtyre bizneseve gjakovare. “Akademia e Biznesit” është pjesë e shërbimeve jo-financiare të cilat Banka TEB Sh.A. i ofron klientëve të saj me qëllim shpërndarjen e praktikave bashkëkohore të bërit biznes dhe ngritjen e kapaciteteve. Ky aktivitet ka për qëllim të përgatisë bizneset për mundësitë dhe qëllimet e reja të cilat mund të lindin në të ardhmen", kështu tha themeluesi i Qendrës së Trajnimit dhe Konsultimit Girisim ,Mehmet Sanli. Pas Pejës dhe Prishtinës, kjo është hera e tretë për këtë vit që Banka TEB ofron shërbimin e Akademisë së biznesit pëtr klientët e saj.Organizimi i punëtorive paralele që u mbajtën në këtë akademi iu mundësoi bizneseve që të përfitojnë nga temat e trajtuara në kuadër të kësaj akademie. Banka TEB vazhdon të sjell jo vetëm produkte inovative, por edhe shërbime jo-financiare që iu nevojiten bizneseve, duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të Kosovës./TV Syri Vision/