Gjakova
Shkronjat

Ky monument i trashëgimisë kulturore të Kosovës, i njohur si Mejtepe Ryzhdijes i cili ndodhet në Gjakovë, është vetëm një nga objektet që paraqet shembullin e trashëgëmisë së përbashkët kulturore të Kosovës dhe Turqisë.

Megjithëse ky monument që shumë vite është jashtë funksionit, zyrtarë në Kuvendin Komunal të Gjakovës së fundmi kanë marrë një përgjigje pozitive nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA, për restaurimin e tij.

Sipas nënkryetarit të komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, punimet për restaurimin e Mejtepi Ryzhdijes së bashku me renovimin e konviktit “Sadik Stavileci”, të dyja të financuara nga TIKA turke, do të finalizohen vitin e ardhshëm.\

Në njoftimin për medie, nga TIKA turke, thuhet se ndër diskutimet e ish-kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila në vitin 2014 ishte edhe restaurimi i Mejtepi Ryzhdijes. Në kërkesën e parashtruar nga ana e Kusari-Lila është theksuar rëndësia e mejtepit të Ryzhdijes për Komunën e Gjakovës duke shpresuar që me funksionalizimin e objektit si qendër e artit do t’iu mundësohet talentëve të rinj ta shfaqin dhe zhvillojnë atë në një ambient më të mirë dhe më të sigurtë./Tv Syri Vision/