Gjakova
Shkronjat

“Këngëtarja Tullace”,  nga autori, Eugene lonesco është premiera e tretë me radhë, e cila do të shfaqet në skenën e Teatrit të Gjakovës.

Bile, ka tri ditë që regjisori i shfaqjes, Agon Myftari, së bashku me aktorët rezidentë të këtij teatri kanë filluarfazën fillestare të provave. Për Myftarin, kjo është hera e parë që bashkëpunon me trupën e Teatrit të Gjakovës. Për këtë, ai u shpreh tejet i kënaqur. Sipas tij, premiera e komedisë “Këngëtarja Tullace” do të jepet gjatë muajit shtator.

Drejtori i Teatrit të Gjakovës, i cili njëkohësisht do të luajë në shfaqje, Edi Kastrati u shpreh i bindur në suksesin e kësaj premiere të radhës. Sipas tij, kjo shfaqje do të ketë edhe disa repriza, por edhe mundësi që të promovohet edhe jashtë Gjakovës.

Të entuziazmuar për punën e nisur me regjisorin, Agon Myftari, u shprehën aktorët të cilët do të luajnë në këtë shfaqje.

“Këngëtarja Tullace” është mbështetur nga Kuvendi Komunal i Gjakovës, konkretisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini, dhe Sport./Tv Syri Vision/