Gjakova
Shkronjat

Nga data 21 gusht, shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, do të hapë konkursin për pranimin e nxënësve të klasës së parë për vitin shkollor 2017/2018.

Drejtori i këtij institucioni, Kastriot Sada tregon se për dallim prej hërëve të tjera, kësaj radhe do të pranohen gjithsej 45 nxënës.

Sada ka treguar për formën e aplikimit, por edhe kushtet të cilat duhet të plotësohen nga kandidatët.

E pas fazës së aplikimit, të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen provimit pranues, i cili do të mbahet më 4 shtator, nga ora 14:30.

Sada ka treguar se komisioni i cili do të merret me vlerësimin e kandidatëve, nuk janë nga Komuna e Gjakovës. Sipas tij, gjatë procesit të provimit pranues, prezentë mund të jenë edhe prindërit ose kujdestarët e fëmijëve, por edhe mediat. Shpallja e rezultateve do të bëhet më 5 shtator nga ora 8:00./Tv Syri Vision/