Gjakova
Shkronjat

Punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës “Petro Nini Luarasi”në komunën e Gjakovës, filluan në mars të këtij viti.

Ndërkaq kjo urë e cila i’u mundëson banorëve të kësaj ane, qasje me qendrën e qytetit, filloi të ndërtohej në nëntor të vitit 2015. Sot, kjo rrugë e gjatë 600 metra, e cila lidh pjesën e re të qytetit apo lagjen “Rezina”, me rrugën tranzite është në fazën finale për ndërtimin e saj. Banorët e kësaj ane tregojnë për vështirësitë që kanë përjetuar, në kohën kur këtu infrastruktura nuk ishte e rregulluar si sot.

Ata u shprehën tejet të kënaqur me cilësinë e punimeve për ndërtimin dhe asfaltimin e kësaj rruge. Tash ata po e kanë më të lehtë qarkullimin brenda lagjes, por edhe jashtë saj.

Kuvendi Komunal i Gjakovës, mjetet për rregullimin e infrastrukturës në këtë anë, i ka siguruar nga Ministria e Infrastrukturës, një shumë kjo prej 150 mijë eurove. Gjatë vizitës që i bëri muaj më parë, ish-kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila pati thënë se rëndësia tjetër e kësaj rruge, është për faktin se të dërgon tek objekti i ri i Ngrohtores së Qytetit./Tv Syri Vision/