Gjakova
Shkronjat

Gjendja aktuale politike, e cila po dominon në Kosovë është jashtëzakonisht e dëmshme për ekonomin e vendit dhe për popullin Kosovar, e poashtu pasojat e saj nuk do të jenë vetëm një ose dy vitet e ardhshme, por dhe më shumë. Kështu vlerësojnë qytetarët e komunës së Gjakovës të cilët thanë se zgjidhja e vetme për të dalur nga kjo situatë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Qytetarët thanë se përpjekjet e institucioneve zakonisht po zbehen kur po futet agjenda politike edhe në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm dhe ne si shoqëri nuk po arrijmë asnjëherë si shtet që zhvillimin ekonomik ta kemi prioritetin numër një duke mos lënë anash edhe punësimin dhe liberalizmin e vizave. Ata thonë se përmirësime do të ketë vetëm nëse bëhet ndërrimi i kësaj gjenerate politike. Të tjerë vlerësuan se populli duhet të ngritet në protesta, atëherë nësë kjo nuk ndodh, alternativë tjetër mbeten zgjedhjet e parakohshme. Situata aktuale politike jo vetëm që po ndikon në jetën sociale por edhe në atë ekonomike. Ky trend i zhvillimit ekonomik në vitet e fundit nuk jep siguri të madhe për qytetarët e Kosovës andaj ne presim që kriza në Kuvend të zgjidhetsa më shpejtë dhe të gjithë deputetët të fokusohen në shërbimin e interesave të njerëzve që i kanë zgjedhur ata, thanë mes tjerash qytetarët e komunës së Gjakovës./TV Syri Vision/