Gjakova
Shkronjat

Tashmë qytetarët e komunës së Gjakovës kanë mundësinë që të bëjnë treg në lokacionin më të ri të tregut të madh i cili është në dalje të qytetit të Gjakovës. Tregu i madh ka hapësirë rreth 9 mijë metra katrorë dhe ofron kushte më të mira për tregtimin e produkteve të ndryshme, si për qytetarë poashtu edhe për prodhues bujqësorë  kështu thonë tregtarët.

Ka dy javë që tregu i madh i qytetit i cili ndodhej në hapësirën e ish-kazermave, është hapur zyrtarisht në një vend tjetër. Tashmë ky treg ndodhet në  dalje të qytetit të Gjakovës në drejtim të Prizrenit, konkretisht në afërsi  të ish-objektit të Kombinatat të Duhanit “Virgjinia”. Edhe pse ka ndryshuar lokacioni u pa që në treg kishte frekuetim nga blerësit të cilët vlerësuan se kjo hapësirë ofron kushte më të mira për tregtim. Por kishte edhe blerës të tjerë të cilët thanë se e vetmja pengesë për ta është largësia, pasi që këtu vijnë për të blerë qytetarë  jo vetëm nga komuna e Gjakovës por edhe nga Malësia e Gjakovës. Kjo hapësirë e tregut ofron kushte më të mira për tregtimin e produkteve të ndryshme, si pemë, perime, produkte të bylmetit si dhe gjësende të tjera, si për qytetarë poashtu edhe për prodhues bujqësorë  kështu thanë tregtarët. E përveq hapësirës për treg u pa që organizatori është përkujdesur edhe për parkingun e makinave, shërbim ky i cili sipas tregtarëve është pa pagesë. Një gjë e tillë ofron një lehtësim për të gjithë ata që e frekuentojnë këtë vend si dhe ndikon në qarkullimin e komunikacionit rrugor. Tregu i ri privat ka një hapësirë prej 9 mijë metra katrorë dhe është realizuar në bashkpunim me komunën e Gjakovës. Njëri nga kushtet për të cilat ka insistuar Kuvendi komunal, gjegjësisht Drejtoria për Punë Inspektuese për tregun e madh  ka qenë plotësimi i kushteve higjienkike dhe sanitare./TV Syri Vision/