Gjakova
Shkronjat

Çiklistë të vegjël gjakovar si dhe ata të klubit “Gjakova 137” u bënë pjesë e aktivitetit “zhvillimi i shkathtësive fizike dhe psiqike” i cili u mbajt në Gjakovë.Në këtë aktivitete i pranishëm ishte instruktori i çiklizmit  Françesko Galo nga Italia i cili solli përvojat italiane tek fëmijët gjakovar. Përveq argëtmin fëmijët patën mundësinë që të zhvillojnë edhe gara.

Nën organizmin e Klubit të çiklizmit “Gjakova 137” në fushën sportive të shkollës fillore “Fehmi Agani” në Gjakovë u zhvillua një aktivitet atraktiv  me nxënësit e moshës  7-12 vjeqare.  Qëlimi i këtij aktiviteti ishte zhvillimi i shkathtësive fizike dhe psiqike, ku pjesëmarrës ishin 26 adhurues të çiklizmit. Mysafir nderi ishte instruktori i çiklizmit  Françesco Galo i cili solli përvojat italiane tek fëmijët gjakovarë e që kanë pasion biçikletën. Poashtu prezent ishin edhe stafi i shkollës si dhe prindërit. Me këtë rast përveq argëtimit fëmijët patën mundësinë që të tregojnë shkathtësitë e tyre në ngasjen të biçikletës me pengesa. Kryetari i klubit  të çiklizmit “Gjakova 137”, Agim Haxhija ka theksuar se bashkpunimi me instruktorin italian do të vazhdojë edhe më tutje me aktivitete të ndryshme. Mes tjerash fëmijët garuan me njëri-tjetrin dhe u shpërblyen me dhurata nga fëmijët italian. Në këto gara u ndanë edhe qmimet: Vendin e parë në kategorinë e femrave  e fitoi Melisa Zhubi, vendin e dytë Klea Vula dhe vendin e tretë Amiola Hoti, ndërsa tek meshkujt vendin e parë e zuri Olti Gola, të dytin Ermir Zymberi dhe vendin e tretë Zani Shyti. Mes tjerash instrukturoi nga Italia Françesco Galo përgëzoi fëmijët gjakovarë për entuziazmin si dhe vlerësoi se sporti i çiklizmit është  shumë i rëndësishëm dhe i shëndetshëm për fëmijët./TV Syri Vision/