Gjakova
Shkronjat

Gjysmë Hëna e Kuqe Turke ka shpërndarë mish kurbani për njerëzit në nevojë në komunën e Gjakovës.E gjithë kjo iniciativë humanitare u bë për nderë të festës së Kurban Bajramit.

 Po u dhurohen nga 5 kilogramë mish. Rreth 150 familje të komunës së Gjakovës të cilat jetojnë në kushte të rënda ekonomike u ndihmuan me mish kurbani. nga Shoqata Gjysmë hëna e kuqe turke E gjithë kjo në kuadër të festës së Kurban Bajramit.Këtë iniciativë humanitare e mirëpritën këto familje. Sipas tyre cfarëdo ndihme është e mirseardhur për ta sepse kjo sado pak iu lehtëson gjendjen ekonomike. Sekretarja e Kryqit të Kuq të degës në Gjakovë, Fllanza Bakija-Lama falënderoj shoqatën Gjysmë hëna e kuqe për ndihmën e ofruar duke e quajtur këtë si një ndihmë kuptimplotë dhe të dobishme për këtë komunitet. Bakija- Lama tregoi se gjatë ditëve të festës së Kurban Bajramit përveq kryqit të kuq ndihma janë ndarë dhe nga disa qytetarë të vullnetit të mirë. Në komunën e Gjakovës janë të regjistruara rreth 680 familje të cilat jetojnë në gjendje të rëndë socio-ekonomike. Andaj qfarëdo ndihme e vogël për këto familje do të jetë e mirëseardhur./TV Syri Vision/