Gjakova
Shkronjat

Kuvendi Komunal I Gjakovës mbajti mbledhjen e rregulltë të bordit të drejtorëve. Me këtë rast u shqyrtuan dhe u miratuan pika të ndryshme të cilat kishin të bënin me qeverisje lokale.

 Bordi I drejtorëve të komunës së Gjakovës në krye me nënkryetarin Armend Vokshi mbajti mbledhjen e rregulltë ku u miratuan dhe u shqyrtuan kërkesa të ndryshme.Në mesin e pikave të rendit të ditës ishte edhe shqyrëtimi i kërkesës për ndarjen e 19 bursave të mbetura nga konkursi i parë për studentët e vitit akademik 2016-2017. Gjithashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe kërkesat nga drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në mesin e tyre edhe ajo për mbulimin e shpenzimeve të qeras për tri familje të cilat jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike. U shqyrtua edhe kërkesa për plotësim ndryshimin e Rregullore Komunale për Rregullimin e Qytetit dhe shërbimeve komunale nga Drejtoria për Punë Inspëktuese.Në këtë mbledhje në  rend të  ditës ishin gjithësej 13 pika si dhe të ndryshme të cilat kishin të bënin me fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, shërbimeve publike si dhe qështjeve të tjera të qeverisjes komunale./TV Syri Vision/