Gjakova
Shkronjat

Qytetarët po vazhdojnë të hedhin mbeturina nga më të ndryshme në lumin Krena, mirëpo përkundër kësaj Komuna e Gjakovës në bashkpunim me kompaninë regjionale të mbeturinave “Çabrati” dhe disa operatorë të tjerë privat përmes aksioneve të ndryshme po kontribojnë në mbrojtjen e ambientit.Mirëpo ajo që nevojitet më së shumti është vetëdijësimin I qytetarëve të cilët duhet të kursejnë këtë lum nga mbeturinat.

Po vazhdon angazhimi për një ambient të pastër në komunën e Gjakovës.Tashmë është bërë e zakonshme që të shohim që shtrati i lumit Krena të pastrohet. Në këto ditë të fundit, një pjesë e shtartit të këtij lumi, konkretisht në njërën anë të urës së Taliqit ka qenë e stërmbushur me mbeturina nga më të ndryshmet, e të cilat janë hedhur nga njerëz të pandrgjegjshëm. Për shkak të pamjes së pa këndshme të lumit Krena, Komuna e Gjakovës e përkrahur nga kompania regjionale e mbeturinave “Çabrati” dhe disa operator të tjerë privat, kanë nisur një aksion për pastrimin e kësaj pjese të lumit, por edhe pjesëve të tjera në këtë zonë. Përkundër faktit që tereni ka qenë i vështirë për pastrim, kompanitë kanë arritur që të bëjnë pastrimin dhe të krijojnë një ambient më të mirë. Sipas zyrtarëve komunal aksioni i pastrimit të lumit Krena do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Komuna e Gjakovës apelon tek banorët që jetojnë në afërsi të urës së Taliqit por edhe tek qytetarët në përgjithësi që ta mbojnë lumin Krena dhe të mos hedhin mbeturina në të. Andaj ajo që nevojitet më së shumti është vetëdijësimin I qytetarëve të cilët duhet të kursejnë këtë lum nga mbeturinat.Përndryshe komuna do të shtojë inspektimet përgjatë lumit Krena dhe të gjithë ata që kapen duke hedhur mbeturina në lum apo duke ndotur ambientin do të gjobiten./TV Syri Vision/