Gjakova
Shkronjat

Mbrëmë, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”, është shfaqur premiera e filmit të gjatë dokumentar “Me dasht, me dasht, me dasht”, i punuar nga regjisori Ilir Hasanaj.

Ky projekt filmik, është dokumentim i jetës së një cifti të ndarë rishtas, Arbrit dhe Edonës, të cilët mundohen të punojnë së bashku brenda projektit “Baushtellë, Balkan Temple”. Këta të dy janë të shoqëruar nga 30 artistë dhe një djali adoleshent të zhgënjyer nga jeta , e të cilët udhëtojnë në tri shtete të botës. Ekipi i filmit “Me dasht, me dasht, me dasht” punuan rreth këtij projekti për tri vite me radhë.

Premierën botërore, ky film e pati më 7 gusht në DokuFest, ku edhe fitoi cmimin e Publikut. Përndryshe e gjithë ngjarja e këtij filmi dokumentar, sillet rreth projektit të performancës artistike “Baushtellë, Balkan Temple”, i cili arriti kulmin e tij në verën e vitit 2015 në Prishtinë, Beograd, dhe Cyrih.

Në fund, ata që erdhën për të parë premierën e filmit “Me dasht, me dasht, me dasht”, patën mundësinë te drejtojnë pyetje tek regjisori, producentja, por edhe Edonës, e cila është një nga personazhet kryesore të këtij projekti filmik./Tv Syri Vision/