Gjakova
Shkronjat

Forumi i gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot është ndalur në fshatin Skivjan të komunës së Gjakovës.

Anëtare të këtij forumi, me vete kishin marrë veshmbathje dhe gjësende shkollore, të gjitha këto të dedikuara për familjet në nevojë, të cilët jetojnë në këto anë. Banorët e lagjes së njohur me emrin “Gropishte”, falënderuan Forumin e Gruas së LDK-së për këtë aktivitet humanitar.

Për këtë aktivitet humanitar, ato u falënderuan edhe nga Tabe Maliqi, e cila përveq që është banore e këtij fshati, poashtu është edhe kandidate për anëtare të Kuvendin Komunal të Gjakovës, nga radhët e këtij subjekti politik.

Ndërkaq, kryetarja e këtij forumi, tha se aktivitete të tilla do të ketë edhe në ditët në vazhdim.

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që subjekti politik i LDK-së, dega në Gjakovë, shpërndan ndihma tek familjet në nevojë./Tv Syri Vision/