Gjakova
Shkronjat

Organizata “Mundësia” nga Mintrovica, sot ka nënshkruar mëmorandum bashkëpunimi me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjakovë, për implementimin e projektit “Promovimi dhe Krijimi i Shkollave pa Dhunë”, i cili do të zhvillohet në pesë shkolla të kësaj komune.

Në fjalën e saj hyrëse, Hasime Tahiri-Hasani, drejtoreshë ekzekutive e organizatës “Mundësia”, ka shprehur mirënjohje ndaj komunës së Gjakovës, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë punës që kanë bërë së bashku për të jetësuar këtë projekt.

Dafina Zuna, nga organizata “UNICEF” ka treguar arsyen e përzgjedhjes së Gjakovës, për të implementuar këtë projekt. Ajo ka thënë se gjatë punës në terren, kanë kuptuar që fëmijët mendojnë se dhuna është një fenomen i pranueshëm.

Ndërkaq, nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshika falënderuar këto organizata për mbështetjen e dhënë në projekte të ndryshme.

Në fjalën e saj, e para e arsimit në Gjakovë, Diana Qarkaxhija, ësshtë shprehur e lumtur që puna 7 mujore, po kurorëzohet me nënshkrimin e këtyre memorandumeve. Ajo ka thënë se qëllimi i tyre, është që një projekt i tillë të shtrihet edhe nëpër shkolla të tjera.

 

Projekti “Promovimi dhe Krijimi i Shkollave pa Dhunë” do të implementohet në Gjakovë, Dragash, dhe Gjilani, e i cili do të zgjasë për 16 muaj me radhë./Tv Syri Vision/