Gjakova
Shkronjat

Nga “Java e Arkitekturës në Prishtinë u shëndrrua në “Festivali i Arkitekturës në Prishtinë”.

Edicioni i pestë me radhë i këtij festivali, e cila është ngjarja më e madhe në vend që i dedikohet arkitekturës, solli aktivitete në Prishtinë, por edhe punëtori të ndryshme në Gjakovë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, dhe Ferizaj. Butrint Gërqari, koordinator në Fondacionin Kosovar të Arkitekturës, thotë se qëllimi i këtij festivali është i arkitekturës vendore për komunitetin dhe publikun e gjerë si dhe njohja me teoritë bashkëkohore globale të arkitekturës.

Aktivitete në kuadër të Festivalit të Arkitekturës të planifikuara në Gjakovë, kanë filluar që nga data 6 e këtij muaji.

Një nga ligjëruesit e kësaj punëtorie është Simon Battisti, arkitekt i cili punon dhe vepron në Tiranë. Ai na tregon detaje të ligjëratës së tij, e cila ka lidhje me të qëndruarit vetëm në vende publike gjë që sipas tij ndikon në sjelljen e ideve të reja nga ana e këtyre arkitektëve të ardhshëm.

Punëtoritë në Gjakovë, të cilat po mbahen në kuadër të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, do të zgjasin deri më 10 shtator./Tv Syri Vision/