Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të projektit "Promovimi i Aftësive për Punësimin e të Rinjëve" i cili mbështetet nga organizata gjermane "GIZ" dhe implementohet nga Qendra Rinore e Gjakovës me përkrahjen e OJQ Rinia Aktive e Gjakovës,  në komunën e Gjakovës janë zhvilluar aktivitete të ndryshme si panairi i punës, parade me biçikleta dhe murale. E gjithë kjo kishte për qëllim që të ftoj të rinjët të mirren më shumë me çiklizëm, të jenë më vendimarrës si dhe të promovojnë aftësitë e tyre përmes sportit dhe artit.

U mblodhën të gjithë në një vend. Të rinjët e komunës së Gjakovës u bënë pjesë e aktivitetit të sotëm e që ishte panairi i punës ku pjesëmarrës ishin edhe organizatat e ndryshme joqeveritare si dhe shkollat e mesme të komunës së Gjakovës. Përveq kësaj rinia gjakovare mori iniciativën që të tregojë shkathtësitë sportive përmes paradës me biçikleta.Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishin edhe çiklistët e klubit “Gjakova 137”. Këtë iniciativë të të rinjëve e përgëzoi nënkryetari i komunës së Gjakovës , Armend Vokshi. E gjithë kjo është zhvilluar në kuadër të projektit "Promovimi i Aftësive për Punësimin e të Rinjëve" i cili u mbështet nga organizata gjermane "GIZ" dhe implementua nga Qendra Rinore e Gjakovës me përkrahjen e OJQ Rinia Aktive e Gjakovës. Nën përcjellje të Policisë së Kosovës dhe në koordinim me "KÇ Gjakova 137", të rinjët gjakovarë paraduan me çikletat e tyre deri tek parku i "Shkugzës" dhe anasjelltas. Përmes këtij aktiviteti këta të rinjë treguan se Gjakova njihet si njëra ndër qytetet e cila ka të zhvilluar shprehinë e ngasjes së bicikletës për nevoja ditore si dhe mund të rënditet krahas qyteteve tjera evropiane për nga rëndësia që i jep çiklizmit në përgjithësi./TV Syri Vision/