Gjakova
Shkronjat

Klubi i Futsallit “Liburn” është duke bërë të gjitha përgatitjet për rundin e dytë  “Main Round” të UEFA Futsal Cup. Tash së fundmi klubi gjakovar ka bërë tri perforcime të cilat do të kontribojnë në këto gara evropiane. Liburn do të zhvillojë garat me 10 deri me 15 tetor në Kroaci ku do të  përballet me kampionin e këtij vendi si dhe me ekipet nga Franca dhe Armenia.

Pas suksese të arritura në Evropë në rundin preliminar, klubi i futsallit nga Gjakova “Liburn” do të vazhdojë  edhe në raundin tjetër të garave në atë Main Round në Kroaci.Përveq përgatitjeve klubi gjakovar tash së fundmi ka bërë edhe tri përforcime. Dyshja e ekipit nga Drenasi, kampion i vitit të kaluar FC  “Feniks”, Mentor Mejzini dhe Narcist Alibegu kanë kaluar në anën e Liburnit . Mejzini dhe Alibegu njihen si dyshja më e mirë e Feniksit, të cilët kanë pranuar që të japin kontributin e tyre për klubin gjakovar në raudnin e dytë të garave evropiane. Ndërsa përforcimi i tretë është portieri i FC “Besa” nga Peja, Bajram Ramadani. Pas marrëveshjeve nga të dyja anët është vendosur që të tre perfocimet Mejzini, Alibegu dhe Ramadani ta djersisin fanellën e Liburnit në Zagreb të Kroacisë për ndeshjet në rundin "Main Round" të UEFA Futsal Cup mes datave 10 - 15 Tetor. Përmes telefonit syri Vision ka kontaktuar trjanerin e FC “Liburn”, Bekim Bytyqin i cili ka potencuar  se skuadra gjakovare e cila njëherit është edhe kampione e Kosovës  ka bërë të gjitha përgatitjet dhe synon që edhe kësaj radhe të tregohet më e mirë në parket dhe të shënoj fitore. Do të luftojmë edhe më shumë që të korrim rezultate madhështore dhe të nderojmë shtetin e Kosovës, ka thënë mes tjerash trajneri Bytyqyi. Liburn garat evropiane do ti vazhdojë nga 10 tetori ku do të udhëtojë për në Kroaci dhe do të përballet me kampionin e këtij vendi si dhe ekipet nga Franca dhe Armenia./TV Syri Vision/