Gjakova
Shkronjat

Ka katër vite që komuna e Gjakovës së bashku me Komisionin Evropian është duke punuar për implementimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Skivjan të komunës së Gjakovës. Sipas zyrtarëve komunal ky projekt pritet të realizohet ne fillim të muajit tetor. Vlera e këtij projekti është 1 milionë euro, financim ky nga Komsioni Evropian.

Ujërat e zeza janë probemi me të cilin po ballafaqohen banorët e fshatit Skivjan të komunës së Gjakovës. Pothuajse të gjitha familjet e këtij fshati kanë përdorur një vijë natyrale të ujit për depërtimin e ujërave të zeza. Banorët thonë se depërtimi i ujërva të zeza në sipërfaqe po u shkakton vështirësi të ndryshme, si dhe po i shqetëson edhe kundërmimi i erës. Mirëpo 10 vite më parë komuna e Gjakovës, konkretisht qeverisja e kaluar ka filluar me ndërtimin e impianitit për trajtimin e ujërave të zeza në këtë fshat. Banorët thonë se që nga ajo kohë e deri më tani ky projekt nuk është realizuar. Ka katër vite që komuna e Gjakovës së bashku me komisionin evropian është duke punuar për implementimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza në këtë zonë kështu tha  nënkryetari i komunës së Gjakovës Armend Vokshi. Kostoja e përgjithshme e vlerësuar për projektin llogaritet të jetë rreth 1 milionë euro, financim ky nga Komisioni Evropian.Ky projekt sipas nënkryetarit Vokshi pritet të realizohet në tetor të këtij viti. Grumbullimi, largimi dhe trajtimi i ujrave të ndotura të cilat do të bëhen përmes këtij impianti do të administrohen më pastaj nga kompania rajonale e ujësjellësit “Radoniqi”.Impianti për trajtimin e ujërave të zeza do të ketë kapacitet ekuivalent për tre mijë banorë të fshatit Skivjan. Objektivi dhe qëllimi specifik i këtij projekti të veçantë është të zvogëlojë ndotjen e mjedisit në këtë fshat duke trajtuar ujërat e ndotura të kësaj zone./TV Syri Vision/