Gjakova
Shkronjat

Zyrtarë të Kuvendit Komunal të Gjakovës, ditë më parë kanë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi me dy organizata, qëllimi i të cilave marrëveshje lidhet me krijimin e kushteve më të mira për nxënësit e komuniteteve jo-shumicë.

Me nënëshkrimin e memorandumit me organizatën “Nevo Koncepti” pëfitojnë nxënës të katër shkollave në Gjakovë, ndërkaq të atij me organizatën “Bethany Christian Services” përfitues janë nxënësit e Qendrës Arsimore në lagjen Brekoc, me fokus tek të riatdhesuarit. Detaje rreth këtyre dy memorandumeve të nënshkruara nga vetë ai, tregon nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi.

Vokshi thotë se Kuvendi Komunal i Gjakovës do të mbështesë këto dy projekte, përmes Drejtorisë së Arsimit dhe asaj për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Për organizatën “Bethany Christian Service” ky nuk është projekti i parë që e implementojnë dhe që i’u dedikohet nxënësve të Qendrës Mësimore në lagjen Brekoc.

Të dy këto projekte, financohen nga Qeveria Federale Gjermane, përktaësisht nga projekti i GIZ-it./Tv Syri Vision/