Gjakova
Shkronjat

Janë rreth 200 fëmijë të komunitetit romë, ashkalinj, dhe egjiptas të komunës së Gjakovës, të cilët do të pajisen me pako shkollore.

E gjithë kjo në kuadër të projektit “Mbështetja e Bashkimit Evropian për implementimin e strategjisë për integrim të këtyre komuniteteve në Kosovë”, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë”. Prezentë gjatë shpërndarjes së këtyre pakove, ishin edhe përfaqësues nga institucione qëndrore dhe lokale.

Zyrtarë në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjakovë, thanë se ky dikaster do të mbështesë gjithmonë kësilloj projektesh, të cilat për qëllim kanë mbështetjen e fëmijëve të komuniteteve jo-shumicë për vijimin e arsimit të obligueshëm.

Berat Thaqi, drejtor ekzekutiv në organizatën “Bethany Christian Services”, tregoi se gjatë kësaj dite janë shpërndarë 50 pako me gjënsende shkollore. Sipas tij, në ditët në vazhdim do të shpërndahen edhe pakot e tjera.

Projekti “Mbështetja e Bashkimit Evropian për implementimin e strategjisë për integrim të këtyre komuniteteve romë, ashkalinj, dhe egjiptas në Kosovë”, implementohet nga “Fondacioni kosovar për shoqëri të hapur”./Tv Syri Vision/