Gjakova
Shkronjat

Fitnete Hasani nga komuna e Gjakovës, ka disa vite që vuan nga sëmundja e kancerit të gjirit. Sot ajo i lutet atyre që kanë mundësi, që ta ndihmojnë me mjete fiannciare për trajtimin e sëmundjes.

Kjo është Fitnete Hasani, 40 vjeqare nga komuna e Gjakovës, e cila që disa vite vuan nga sëmundja e kancerit të gjirit. Ajo thotë se para tri vitesh pati një ndërhyrje kirurgjike nga mjekët e spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, të cilët sipas saj më pas i rekomanduan trajtim mjekësor në Prishtinë apo në Tiranë. Nga atëherë, ajo nuk i është drejtuar adresave të caktuara nga mjekët specialistë. Krejt kjo për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Sot Fitnetja i drejtohet njerëzve të vullnetit të mirë, që t’i ndihmojnë me mjete financiare, në mënyrë që fillimisht të bëjë ndërhyrjen e parë kirurrgjike, e cila sipas saj kushton 2500 euro.

 Fitnetja, përveq problemeve shëndetësore, përballet edhe me atë të banimit. Asaj vite më parë i vdiq bashkëshorti nga një sëmundje e rëndë, dhe kështu ajo thotë se është detyruar të jetojë në apartamentin e dhëndrrit së bashku me vajzën e saj dhe nipërit. /TV Syri Vision/