Gjakova
Shkronjat

Sindikata e Pavaraur e Pensionistëve dhe invalidëve të punës dhe kontributdhënës  dega në Gjakovë sot mbajti kuvendin zgjedhor.

Me këtë rast kryetar i saj u zgjodh përsëri Esat Resyli i cili tha se dy kërkesat e pensionistëve vazhdojnë të jenë Ligji mbi sigurimin pensional e invalidor si dhe formimi i fondit të sigurimit pensional e invalidor.Kërkesa këto sipas janë të domosdoshme të realizohen dhe për të cilat ai premtoj se edhe gjatë këtij mandati do të punojë për këtë qështje.

Në këtë pjesëmarrës ishin edhe kryetar të Sindikatave të tjera të komunave të Kosovës. Me këtë rast fjalën e mori edhe Kryetari i Federatës Sindikale të pensionistëve dhe invalidëve të Kosovës, Riza Shala.

Gjatë shpalimit të programit të punës kryetari i degës në Gjakovë Esat Resyli tha se ka munguar anagzhimi institucional dhe ai qeveritar.

Në këtë takim u prezantua edhe raporti financiar 2016-2017.

 

Ky ishte kuvendi i 5 zgjedhor i Sindikatës së Pavaraur të Pensionistëve dhe invalidëve të punës dhe kontributdhënës i cili u përbë nga 20 anëtarë të kuvendit dhe 11 anëtarë të kryesisë./TV Syri Vision/