Gjakova
Shkronjat

Sot në fshatin Novosellë të Epërme është bërë përurimi i qendrës grumbulluese të qumështit. Komuna e Gjakovës përmes investimeve kapitale të drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural ka investuar në ndërtimin e kësaj qendre në vlerë prej 15 mijë e 588 euro. 

Po bëjnë prerjen e shiritit. Nënkryetari i komunës së Gjakovës Armend Vokshi së bashku me drejtorin për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural, Bekim Ermeni si dhe me përfaqësuest e fshatit Novoselllë të Epërme bënë përurimin e qendrës grumbulluese të qumështit. Ndërtimi i kësaj qendre kap vlerën mbi 9 mijë euro, ndërsa pjesë e projektit është edhe funksionalizimi i qendrës e cila është furnizuar  me paisjet e domosdoshme për punë, ku janë 7 paisje për qumështari vlera e të cilave është mbi 5 mijë euro.Totali i investimit në këtë qendër kap vlerën prej 15 mijë e 588 euro. Nënkryetari Vokshi ka ururar blegtorët për këtë përfitim dhe ka theksuar se agrikultura është sektor shumë i rëndësishëm për punësim, duke u nisur edhe nga fakti se pa blegtori dhe bujqësi nuk mund të ketë zhvillim të mjaftueshëm në komunë. Nga ana tjetër Drejtori për Bujqësi, Pylltari  dhe Zhvillim Rural, Bekim Ermeni tha se ky investim në ndërtimin e objektit si dhe pajisjen me aparaturë për funksionalizim, është bërë për faktin se Novosella dhe fshatrat përreth kanë kapacitete të mjaftueshme të qumështit. Ndërtimi i qendrës grumbulluese të qumështit është mirëpritur nga banorët e kësaj ane, të cilët thanë se jo vetëm blegtorët e fshatit Novosellë e Epërme por edhe fshatërave tjera përreth do ta sjellin qumështin këtu. Kjo qendër për blegtorët e kësaj ane është me rëndësi jetike, ngase më nuk do të jenë të detyruar që qumështin ta dërgojnë në qendrat e tjera grumbulluese, por do ta dorëzojnë këtu dhe vetë të menaxhojnë me të ardhurat të cilat i krijojnë nga kjo qendër grumbulluese./Tv Syri Vision/