Gjakova
Shkronjat

Ka dy ditë qënë komunën e Gjakovës janë duke u inspektuar projektet infrastrukturore të cilat janë në vazhdën e punimeve dhe ato që kanë përfunduar në ditët e fundit. Nënkryetari i komunëS së Gjakovës Armend Vokshi së bashku me drejtoreshën e shërbimeve publike Kaltrina Biblekaj dolën në teren për të parë nga afër se si po ecën procedura e këtyre punimeve.

Po bëjnë inspektimin e rrugëve. Nënkryetari i komunës së Gjakovës Armend Vokshi së bashku me drejtoreshën  për Shërbime Publike,  Kaltrina Biblekaj erdhën në fshatin Rogovë të Hasit që të shohin nga afër se si po ecin punimet në shtrimin me kubëza të rrugës “Besim Berisha”, gjatësia e së cilës është 124 metra,  ndërsa gjerësia  4.5 metra. Zyrtarët komunal u njoftuan për punimet të cilat sapo kanë filluar. Sipas përfaqësuesve të kompanisë punuese Fidani-L  pritet që shumë shpejtë të kryhen punimet dhe rruga të shfrytëzohet nga banorët e kësaj. Se sa ka qenë qenë i nevojshëm të shtrohet me kubëza ky segment rrugor e thanë vetë banorët. Në kuadër të projektit infrastrukturor për shtrimin me kubëza në fshatin Rogovë është edhe rruga  “Shaban Musa”, gjatësia e së cilës 260 metra dhe gjersia 5 metra. Edhe këtu nënkryetari Vokshi dhe drejtoresha e shërbimeve publike Biblekaj u njoftuan nga afër se ky segment rrugor veq se ka përfunduar dhe tashmë banorët e kësaj lagje do të kenë një infrastrukturë më të mirë. Edhe në rajonin e Dushkajës, konkretisht në fshatin Zhabel është duke u punuar në përmirësimin e gjendjes infrastrukturore.Në këtë rajon kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës kryesore “Gani Smajli e Selim Delija” si dhe 4 akseve të tjera rrugore të këtij fshati. Vlera e këtij projekti është 337 mijë e 423 euro, investim ky  nga komuna e Gjakovës. Rruga “Gani Smajli e Selim Delija” ka një gjatësi prej 3 km e 856 metra. Kjo rrugë lidh rajonin e dushkajës me komunën e Deçanit. Edhe këtu nënkryeari Vokshi së bashku me drejtoreshën Biblekaj panë nga afër punimet si dhe u njoftuan me procedurën e mëtutjeshme. Sa i përket investimeve kapitale në rajonin e Dushkajës edhe më herët janë realizuar projekte infrastrukturore, në mesin e tyre është edhe rruga “Nikë Hajdari” në fshatin Bardhaniq e cila është asfaltuar në një gjatësi prej 6 km e 784 metra. Ky projekt i cili kap vlerën prej 572 mijë e 429 euro është investim nga komuna e Gjakovës në bashkpunim me Ministrinë e Infrastrukturës. Zyrtarët komunal vazhduan inspektimin e rrugëve edhe në fshatin Zhub, ku kanë filluar punimet për asfaltimin e tri akseve rrugore gjatësia e të cilave është 2100 metra.Vlera e këtij investimi sipas zyrtarëve komunal është 149 mijë e 384 euro. Asfaltimin e këtyre rrugëve e kanë mirëpritur banorët e këtij fshatin  të cilët e falënderuan kuvendin komunal për këtë investim. Në kuadër të projekteve për asfaltimin e rrugëve edhe në rajonin e Rekës së Keqe ka pasur invetstime të tilla. Gjatë këtyre ditëve është bërë asfaltimi i rrugës “Dëshmorët e Popocit” në fshatin Popoc. Të gjitha këto projekte janë bërë me qëllim të përmirësimit të gjendjes infrastrukturore në komunën e Gjakovës kështu tha nënkryetari Armend Vokshi. Përveq zonës rurale edhe në zonën urbane gjatë këtyre ditëve është investuar në infrastrukturë. Është bërë shtrimi me kubëza i dy segmeneteve në rrugën “Gjergj Fishta”. Ndërkohë komuna e Gjakovës do të merrë përsipër edhe kërkesën e banorëve në lidhje me shenjëzimin dhe pengesat në këto rrugë kjo për faktin se ka një qarkullim të madh të automjeteve në këtë zonë. Zyrtarët komunal thonë se projekte të tilla janë realizuar edhe në fshatërat:  Dobrigje, Ponoshec, Botushë, Damjan, Gërqinë, Muhadër si dhe në disa lagje të qytetit të Gjakovës./TV Syri Vision/