Gjakova
Shkronjat

Sot panelistë në debatin e organizuar nga Kolegji “Universum” ishin zyrtarë nga Sektori i Komunikacionit në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Trafiku Rajonal në Stacionin Policor, si dhe eksperti i aksidenteve rrugore, Blend Parashumti.

Tema e këtij diskutimi ishte “Aksidentet dhe problemet e trafikut rrugor në komunën e Gjakovës”. Toger Albin Sahatqija, komandant në Trafikun Rajonal, tha se në krahasim me vitin e kaluar përqindja e aksidenteve me fatalitet ka pësuar rënie. Megjithatë ai foli për muajt kur ka pasur më shumë aksidente në Gjakovë.

Në anën tjetër, Lekë Sina, udhëheqës i Sektorit të Komunikacionit, ka folur rreth masave të ndërmarra nga komuna për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, të cilat sipas tij kanë sjellur rezultate pozitive.

Ndërkaq, Blend Parashumti, ekspert i aksidenteve rrugore, ka thënë se përgjegjës për rritjen e sigurisë në komunikacion nuk janë vetëm institucionet relevante. Sipas tij, të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duhet të kontruibuojnë në këtë aspect. 

Gjatë këtij debati, u paraqitën edhe rezultate të një hulumtumi të bërë nga Kolegji Universum, të cilët muaj më parë zhvilluan anketa me qytetarë, duke i pyetur ata për sigurinë rrugore në komunën  e Gjakovës./Tv Syri Vision/