Gjakova
Shkronjat

Destinacioni i tyre i radhës, është shkolla e mesme e ulët “Emin Duraku” në komunën e Gjakovës.

Janë këta përfaqësues të organizatës “Shokë Klase Përgjithmonë” e cila vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për nxënësit e këtij institucioni të arsimit, ata sollën me vete mjete shkollore.

Mirënjohës ndaj kësaj organizate për dhurimin e këtij donacioni shkollore këto mjete shkollore, u shpreh drejtori i kësaj shkolle, Albert Zajmi.

Se këto mjete janë tejet të rëndësishme për ta, e thotë edhe një nga nxënëset e shkollës së mesme të ulët “Emin Duraku”, Erdonita Dervishi.

Themeluese të organizatës “Shokë Klase Përgjithmonë”, janë Zamane Bodeni dhe Lindita Hoxha, të cilat poashtu veprojnë në Amerikë. Ato thanë se kontribues në dhurimin e kësilloj donacionesh, janë shqiptarë të cilët jetojnë në diasporë./Tv Syri Vision/