Gjakova
Shkronjat

Në kuadër  të projektit për mjedisin, mirëmbajtjen e mjedisit si dhe menaxhimin e mbeturinave sot në komunën e Gjakovës është prezantuar një makinë instalacion e cila është dekoruar me mbeturinat e recikluara.

Kjo makinë instalacion është e dekoruar nga mbeturinat e recikluara dhe është kreativiteti i  nxënësve të  shkollës fillore “Emin Duraku”. Ky projekt i cili është krijuar përmes artit  është mundësuar nga Komuna e Gjakovës me përkrahje nga  DEMOS-i.Kjo veturë e cila ka një pamje interesante është krijuar nga nxënësit në bashkpunim me profesorin e  artit Alban Meka. Në vazhdën e aktiviteteve për mjedisin, mirëmbajtjen e mjedisit si dhe menaxhimin e mbeturinave të cilat janë organizuar nga komuna e Gjakovës është edhe ky instalacion artisik i cili kishte për qëllim sensibilizimin e qytetarët e komunës së Gjakovës për një ambient më të pastër, të sigurt dhe të shëndoshë për të gjithë./TV Syri Vision/