Gjakova
Shkronjat

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Gjakovës, kanë organizuar sot ‘Panairin e Sportit’. Me këtë rast, në shenjë të masivizimit të sportit në përgjithësi, janë demonstruar sportet e ndryshme të të gjitha klubeve në komunën e Gjakovës.

Në parkun e qytetit në qendër të Gjakovës u organizua “Panairi i Sportit”, ku ishin prezent mbi 20 klube ekzistuese të komunës si dhe nxënës të shkollave fillore dhe sportdashës të rinj të cilët u njoftuan me disiplinat sportive dhe aktivizimin e tyre në sport, për mendje dhe trup të shëndoshë.Në fjalën e tij të rastit nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi inkurajoj të rinjët që të merren më shumë me sport.Nga ana tjetër, në emër të Komitetit Olimpik, foli sekretari i përgjithshëm  Shasivar Haxhijaj , i cili përgëzoj komunën e Gjakovës dhe të gjitha klubet për organizmin e Panairit të tretë të Sportit.Në këtë panair të gjitha klubet pjesëmarrëse të komunës demonstruan sportet e tyre. Nënkryetari Vokshi së bashku me anëtarin e Komitetit Olimpik dhe me drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës, Meriton Ferizi, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë panë nga afër pothuajse të gjitha demonstrimet e klubeve të sportit gjakovar.Për të tretën herë me radhë në komunën e Gjakovës mbahet panairi i sportit i cili u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës  në bashkpunim me komunën e Gjkovës i cili kishte për qëllim masivizimin dhe nxitjen e të rinjëve që të merren me sport./TV Syri Vision/